Gjashtë ndeshje dënim, apeli i bën një nder të vogël Zefit

Alfred Zefi u ndëshkua me karton të kuq në datën 30 shtator dhe u në subjekt i Komisionit të Disiplinës. Mesfushori u dënuar me 6 ndeshje pezullim për sjellje antisportive, por 27-vjeçari e kishte apeluar vendimin.

Kërkesa e lojtarit është pranuar në mënyrë të pjesshme, pasi nga 6 ndeshje pezullim, janë falur 2 prej tyre. Zefi mungoi në ndeshjen e fundit me Elbasanin dhe tani i duhet të shlyej dhe tre ndeshje. E sigurt është se mesfushori nuk do të jetë në fushë dhe në ndeshjen ndaj Lushnjes. Zefi mund të shlyej me gjobë 2 ndeshje të tjera, ose në të kundërt do të humbasë dhe përballjet me Pogradecin dhe Tomorin.

VENDIMI I PLOTË I KOMISIONIT TË APELTI

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 17 tetor 2018

  1. Ndryshimin e vendimit nr.07 datë 01.10.2018 (pika 13) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si

mëposhtë:

Lojtari i KF “Bylis”, Alfred Zefi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit

49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *