Gjashtë arsye pse duhet të kualifikohet Skënderbeu

Ekipi korçar është shumë pranë një arritjeje të madhe, shumë të madhe, sepse do të bëhej klubi i parë shqiptar që kalon 4 ture dhe do të vriste edhe frikën e inferioritetin shqiptar në Europë. Ka bërë një hap përpara në Zagreb, me barazimin 1-1, dhe sot ka mundësi të finalizojë me sukses një ecuri të jashtëzakonshme në Europë për këtë sezon. Dhe duhet ta bëjë shumë arsye:

E PARA – Duhet ta bëjë për shifrën e 3.3 milionë eurove, që klubi arkëton në rast se skuadra korçare kualifikohet në fazën me grupe të Europa League. Me një përfitim të tillë financiar, e ardhmja e klubit do të jetë edhe më e suksesshme.

E DYTA – Duhet ta bëjë për ata 11-12 mijë tifozë, që do të mbushin shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Një numër rekord tifozësh për një ndeshje klubesh, si kurrë më parë në Shqipëri. Dhe ata meritojnë të festojnë në fund të ndeshjes sot në mbrëmje.

E TRETA – Duhet ta bëjnë për Liridon Latifin, pasi do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Skënderbeut për talentin kosovar, tashmë i shitur te hungarezët e Akademisë Pushkash.

E KATËRTA – Duhet ta bëjnë për Orges Shehin, i cili ka folur gjithmonë për tërheqjen nga futbolli i luajtur. Një kualifikim i mundshëm sigurisht që do t’ia prishë mendjen për të vazhduar të luajë.

E PESTA – Duhet ta bëjë për të thyer rekordin personal dhe rekordin shqiptar. Skënderbeu do të shkonte për herë të dytë në grupet e Europa League, por do vendoste një rekord të ri, duke u bërë skuadra e parë shqiptare në histori, që kalon 4 ture në Europë.

E GJASHTA – Duhet ta bëjë edhe për t’u hakmarrë ndaj kroatëve, të cilët u mohuan korçarëve grupet e Champions League dy vjet më parë. Dinamo deri tani ka qenë gogol për shqiptarët, nuk kemi ëndërruar ndonjëherë të përballemi si të barabartë. Tani po e bën Skënderbeu dhe nëse kualifikohet, historia merr rrugë tjetër…

One thought on “Gjashtë arsye pse duhet të kualifikohet Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online