Girona mund të lërë Manchester City-n pa Champions League, rregulli i UEFA-s që pak njerëz e njohin

Girona ka pushtuar faqet e para të gazetave këtë sezon. Bardhekuqtë kanë çuditur opinionin sportiv, teksa renditen në vendin e parë me pikë të barabarta me Realin e Madridit pas 18 javëve kampionat. Me ecurinë e deritanishme, Girona pritet të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. E për këtë fakt mund të shqetësohet Pep Guardiola.

Si Manchester City, ashtu edhe Girona, janë në pronësi të të njëjtit grup, çka e bën të pamundur që të jenë të dy pjesëmarrës në Champions League gjatë të njëjtit edicion. Sipas rregullores së UEFA-s, kur dy klube ndajnë të njëjtin pronar, atëherë na Champions League kualifikohet ai ekip që është renditur më lart në kampionatin përkatës. Me renditjen aktuale, Manchester City do të mbetej pa Champions, teksa klasifikohet i 5-ti në Premier League. Megjithatë deri në fund të sezonit, në rast se të dyja skuadrat sigurojnë një biletë për në kompeticionin më të lakmuar për klube, mund të ndodhë edhe një ndryshim i pronësisë, në mënyrë që të dy ekipet të garojnë në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *