Gilman Lika: Sikur t’i kishim tifozët në stadium!

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, shkëlqeu ndaj Lushnjes, sepse shënoi e krijoi, duke vrapuar pa fund. Mesfushori pas ndeshjes në Supersport e pranoi se duhet bërë më shumë dhe rastet pa fund të humbura vijnë nga problemet psikologjike dhe presioni i renditjes. Ndërkaq, ai kërkon pak më shumë tifozë në stadium.

“Është e vërtetë që kemi një ngërç psikologjik. Edhe sot kishim 7-8 raste dhe i humbëm, ndaj është e qartë që kemi probleme. Nuk është se kjo fitore na nxjerr nga situata, por na ndihmon shumë në aspektin psikologjik.

“Tani kemi një ndeshje tjetër në fushën tonë dhe shpresojmë të marrim një fitore që do të rregullonte shumë gjëra.

“Më vjen keq që nuk kemi ende shumë tifozë në stadium. Nuk po kërkoj stadiumin plot, por të paktën 3000-4000 tifozë do të na ndihmonin shumë.

“Kalendari? Në fazën e dytë jemi më të favorizuar, në krahasim me fazën e parë, kur luajtëm shumë ndeshje jashtë. Të paktën në Shkodër duhet të fitojmë gjithë ndeshjet që do të luajmë, për të qëndruar në pozita të qeta në renditje.

“Përqendrimi im është tashmë te Luftëtari, por meqë më pyesni për Tiranën, ku unë kam luajtur, dua të them sërish se nuk mund ta luaja atë ndeshje finale mes Tiranës e Vllaznisë. Mesjavën e ardhshme do të jetë histori tjetër, është ndeshje kupe, nuk është ai tension që ishte në maj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online