Gilman Lika: Rruga drejt Europës kalon nga Tirana

0

Në verë la Tiranën për Vllazninë dhe tani kapiteni kuqeblu, do të sfidojë bardheblutë me të cilët ndau disa vite të karrierës së tij

Një “ish” është gati për të sfiduar Tiranën. Në ndeshjen e fundit mes Tiranës e Vllaznisë majin e shkuar, Gilman Lika nuk pranoi të luante kundër kuqebluve. Në verë la Tiranën për Vllazninë dhe tani kapiteni kuqeblu do të jetë në krahun tjetër. Këtë herë mban veshur fanellën e Vllaznisë. Do të jetë në fushë dhe do të sfidojë Tiranën të mërkurën në kryeqytet. Para ndeshjes ai ka dhënë një prononcim për sfidën mes dy skuadrave më historike të futbollit shqiptar. “Normalisht Tirana-Vllaznia të mërkurën është ndeshje e vështirë për ekipin tonë. Pavarësisht se Tirana është në Kategorinë e Parë, mendoj se ka një ekip të mirë dhe të denjë për Superligë. Për këtë duhet ta vlerësojmë maksimalisht.  Duhet të luftojë se s’bën për ta kaluar këtë tur. Jo se mendoj unë kështu, por ato janë objektivat e klubit. Duke parë që Kupa është trofeu që të çon më shpejt në Europë, ne duhet të luftojmë shumë për atë gjë”, u shpreh kapiteni i kuqebluve për gazetarët shkodranë, i pyetur në lidhje me përballjen interesante të mesjavës, Tirana-Vllaznia.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.