Getafe vazhdon negociatat me Barcelonën, kartoni i Rei Manaj mund të blihet me çmimin e përafërt që u vendos për Taulant Seferin

Getafe po vazhdon që të negociojë me Barcelonën sa i përket Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar do ta ketë një shans për t’u stërvitur me ekipin e parë dhe për t’u ndjekur nga trajneri Xavi. Por ky i fundit e ka jashtë planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të Marca, lojtari i Shqipërisë mund të shkojë te Getafe për shifrën e 2 milionë eurove, megjithëse nga ana tjetër, ka ende punë për arritjen e akordit. Një vlerë e tillë mund të quhet e ulët për Manajn, teksa një shifër e përafërt prej 1.5 milionë eurosh është caktuar nga Tirana për Taulant Seferin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online