Getafe, Mallorca, Fenerbahçe! Zbulohen emrat e ekipeve që duan shqiptarin, të gjithë pas Rei Manajt (VIDEO)

Rei Manaj është futbollisti i momentit në Turqi. Sulmuesi shqiptar po konkurron për golashënuesin më të mirë të kampionatit, por mënyra sesi realizon ky lojtar, ia ka dhënë prej kohësh vendin e parë.

Për shkak të shpërthimit te Sivaspor, shumë ekipe po rendin pas tij për ta transferuar në merkatone verës. Getafe dhe Mallorca e kërkojnë nga La Liga, ndërsa Fenerbahce, ekipi që e pësojë me humbjen e titullit kampion nga Manaj, tani dëshiron që ta marrë në skuadër.

Presidenti i Fenerbahces ka bërë një kërkesë dhe po diskuton për të marrë kartonin e këtij lojtari. Megjithatë te Sivaspor janë treguar shumë të zgjuar dhe kërkojnë që të zhvillojnë bisedime përfundimtare kur të ketë përfunduar EURO24, ku në rast të një shpërthimit të Manajt, vlera e tij e kartonit do të rritej më shumë. /Sport Ekspres/