Geraldo Bajrami largohet nga Kiddermanster në Angli, një hap përpara në ekipin e ri që po e pret mbrojtësin e Shqipërisë U-21

Geraldo Bajrami ka zgjedhur që të largohet nga Kiddermanster. Kjo skuadër ndodhej në nivelin e gjashtë të futbollit në Angli. Mbrojtësi shqiptar ishte padyshim një pikë kyçe e skuadrës, por kërkon që të rikthehet hap pas hapi, atje ku edhe nisi. Në fillim Bajrami ishte kapiteni i Birmingham U-23, duke pasur disa mundësi edhe në ekipin e parë.

Megjithatë terreni nuk do t’i ofrohej për të treguar vlerat e tij dhe për këtë arsye duhej të lëvizte. Mes letrës së lamtumirës nga Kiddermanster, në mediat britanike thuhet se Notts County është shumë pranë nëshkrimit me Bajramin. Kjo skuadër është pjesë e National League, pra divizioni i pestë i futbollit në Angli për nga rëndësia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online