Gentian Selmani është kthyer në një lider te skuadra e Laçit, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Portieri 20-vjeçar gjithashtu është pjesë e Shqipërisë U21 dhe për trajnerin Alban Bushi mbetet zgjedhja e parë për portën.
Të enjten kuqezinjtë përballen në Spanjë dhe ekipi ynë kombëtar ka arritur në Gadishulin Iberik. Portieri Selmani ndërkohë ka zbuluar një dhuratë speciale që ka marrë nga një tifoz, madje spanjoll.
I riu e ka postuar dhuratën në llogarinë e tij në Instagram dhe e falënderon personin që e ka surprizuar. Një motivim më shumë për Selmanin, sikurse edhe vetë ai shprehet në postimin e bërë.
https://www.instagram.com/p/BnUS7lmFbOO/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=o2axx3yjqiae