A do të marrin Cristiano Ronaldo? Përgjigjet trajneri i Chelsea, buzëqeshja dhe shprehja e fytyrës flet shumë (VIDEO)

Ronaldo i befasoi të gjithë duke vendosur që të mos paraqitej në fillim të përgatitjeve dhe nuk pranoi të udhëtonte me skuadrën në Azi ku Manchester United do të luajë disa ndeshje përgatitore. Portugezi i kërkoi menaxherit të klubit një transferim pasi dëshiron të largohet nga Old Trafford pas vetëm një sezoni dhe synimi i tij është të shkojë në një klub që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Siç qëndrojnë gjërat, skuadra e re e Ronaldos do të jetë Chelsea dhe mediat angleze presin që blutë shumë shpejt të zyrtarizojnë ardhjen e këtij 37-vjeçari në Stamford Bridge. Trajneri i klubit londinez, Thomas Tuchel, është pyetur nga një tifoz nëse Ronaldo do të vinte në këtë klub dhe ai fillimisht qeshi me pyetjen dhe u përgjigj shkurt: “Nuk mund ta them këtë”.

Megjithatë, tifozët e Chelseat besojnë se buzëqeshja dhe shprehja e fytyrës së Tuchelit kanë thënë mjaftueshëm dhe janë të sigurt se Ronaldo përfundimisht do të nënshkruajë për blutë, ku me siguri do të jetë një përforcim i madh për sezonin e ri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online