“Gega u nxitua se është emocional”, flet Nderim Nexhipi: Dënimet nga FIFA? Ne te Kukësi nuk kemi pasur probleme

Në kohët e fundit janë duke u shtuar rastet sa i përket problemeve që kanë ekipet shqiptare në sjelljet e tyre me futbollistët dhe borxhet që u detyrohen. Për këtë arsye vjen edhe reagimi i ashpër nga ana e FIFA-s, që i detyron të mbyllin gjithçka dhe njëkohësisht duke i hequr të drejtën për të ndërhyrë në merkato.

Rasti i fundit ishte Tirana, që tanimë mban pezull edhe zyrtarizimin e Taulant Seferit. I pyetur nga ana e “Report TV”, drejtori i Kukësit Nexhipi, është shprehur se te verilindorët nuk ka pasur probleme të tilla.

“Nuk flas dot për ekipet e tjera, por te Kukësi nuk kemi pasur probleme të tilla. Partizani nuk është për t’u fajësuar pasi ndodhin edhe gjëra të tilla dhe ishin dënuar padrejtësisht”. Kur flitet për largimin e Gegës, Nexhipi mendon se trajneri është nxituar dhe i është dorëzuar emocioneve.

“Ndoshta Gega u nxitua pas Partizanit dhe duhet të kishte pritur pak më shumë. Gjithsesi ne e njohim si një njeri emocional. Pavarësisht të gjithave gjatë kohës që ka qenë të Kukësi ka bërë gjëra shumë pozitive. Jemi munduar së bashku të bëjmë maksimumin”, u shpreh Nexhipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *