Mario Gëce e ka me qejf të shkojë te Liverpuli. Vetë sulmuesi gjerman i jep një sinjal ish-trajnerit të tij Jurgen Klop, duke folur në një dokumentar nga DAZN, “Të jesh Mario Gëce”.
I rritur te Dortmundi, Gëce shkoi te Bajerni pak vite më parë, por në vitin 2016 u kthye në Dortmund. Atëherë e donte edhe Liverpuli, por Gëce shpjegon arsyet që e çuan te Dortmundi.
“Vendosa të zgjidhja Dortmundin për arsye se doja të kthehesha në shtëpi në një moment të keq për mua, por nuk ishte refuzim ndaj Liverpulit, përkundrazi. Unë doja të isha gati për të shkuar atje.
“Klop ka qenë shumë i rëndësishëm për mua dhe doja të punoja sërish me të. Dua të punoj sërish me të, ai është trajner i klubit botëror dhe të punuarit me të mbetet gjithnjë një opsion i shkëlqyer”.