Gazetarja shqiptare e sportit tregon flirtin e Adil Rami: Unë as që e njihja se kush ishte!

Gjithmonë futbollistët kërkojnë flirt dhe kanë lidhje me prezantueset sportive. Ndërkohë Adil Rami i ka dërguar mesazh gazetares shqiptare Sabina Mete. Në emisionin “Ftesë në 5”, ka treguar diçka më shumë nga ky rast, megjithëse Mete shprehet se nuk e njihte mbrojtësin e Francës.

“Ka qenë një rast që nuk kam e bërë publik, se nuk doja. Dikush më kishte bërë like te fotot dhe më kishte dërguar një mesazh në Instagram. E pashë që e ndiqnin shumë veta dhe u them te puna emrin e lojtarit. Nuk e di as si shqiptohej emri dhe kur i thashë që ishte Adil Rami, të tjerët reaguar: “Po ça Adil Rami të ka shkruar moj, se ai luan me Francën”. Ou i thashë? Nuk e njihja në fakt, por pastaj mora vesh që ishte lidhur me Pamela Anderson. Më ftoi që t’i bëja një intervistë dhe reportazh në Francë”, ka thënë Sabina Meta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *