Ekskluzive/ Trajneri i Partizanit? Bogdani flet hapur: Po flasim në ajër, tifozëve të kuq u them…

Erjon Bogdani është përfolur në media si një kandidat i mundshëm për të marrë stolin e Partizanit. Padyshim që është një alternativë serioze që mund të marrë drejtimin e të kuqëve, për të dhënë eksperiencën e marrë ndër vite edhe si një lojtar me karrierë të pasur.

Si një njohës i mirë i talenteve shqiptarë pasi ka drejtuar të rinjtë e Shqipërisë, pika e parë e Bogdanit si trajner është kthimi dhe hedhja e vështrimit nga akademia. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Bogdani i premton tifozëve të kuq profesionalizmin e tij për të arritur objektivat, megjithëse nuk ka ende kontakt direkt me drejtuesit.

Në orët e fundit është publikuar në media se jeni i gatshëm të merrni drejtimin e Partizanit. Ka sjellë kjo ndonjë zhvillim të ri sa i përket kontakteve me drejtuesit e këtij klubi?

Nuk ka asnjë zhvillim pasi nuk kam kontaktuar fare me drejtuesit e Partizanit. Tani jam duke ndjekur ndeshjen më të rëndësishme të Serisë B, Frosinone-Krotone. Dy skuadra që luajnë mirë dhe jam kurioz dhe ta ndjek.

Marrim për një moment rastin se do të jeni ju trajneri i ri i të kuqëve. Çfarë duhet të presin tifozët, pra cila është filozofia e lojës tuaj të preferuar, por që përshtatet edhe me Partizanin?

Tifozët presin që unë të bëj punën në mënyrë profesionale dhe do impenjohem maksimalisht për të arritur objektivat që ka Partizani. Këtë mund t’u them, që duhet të jap maksimumin si trajner për të kapur objektivat që janë vendosur. Sa i përket filozofisë së lojës është ende herët, pasi flasim në ajër dhe nuk kam kontakt me drejtuesit

Do të ishte më mirë në aspektin tënd personal ta nisje me drejtimin e një ekipi në Shqipëri apo në Itali?

Nuk ka shumë rëndësi kjo pjesë. Unë bëj detyrën e trajnerit dhe në të ardhmen mund të më dalë një punë jashtë Italisë apo Shqipërisë dhe unë jam i gatshëm që të shkoj.

Në disa klube të Superiores përflitet për ndërhyrjen e presidentëve në vendime…

Çdo trajner ka personalitetin e tij dhe kjo nuk diskutohet. Nuk e di se çfarë përflitet në Shqipëri, por kjo është situata.

Si i gjykoni prurjet në Superiore sa i përket lojtarëve nga jashtë. Shpeshherë ka pasur edhe goditje si rasti Olainka, por edhe dështime. Me Bogdanin në futbollin shqiptar, duhet të presim afrime vetëm nga Italia meqë e njeh mirë atë vend?

Nuk do presim afrime vetëm nga Italia. Unë jam për përforcimin e akademisë, pasi edhe kam dalë si futbolllist nga të rinjtë e Partizanit, para të rinjtë dhe dola në ekipin e parë. Ne duhet të përforcojmë akademitë fillimisht. Pastaj nuk diskutohet nëse vjen ndonjë i huaj si në rastin e Olainka dhe Ekuban. Unë mendoj këtë gjë, që presidentët shohin nga jashtë pasi nga akademia nuk po prodhohen shumë lojtarë dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Aty është e ardhmja e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online