Një nga goditjet e Tares, shqiptari tregon prapaskenën: Më tha rri i qetë! Po iki te Fiorentina sa për babain

Milinkoviç-Saviç është një nga zbulimet e Igli Tares, teksa pasi e mori nga Belgjika, në sezonin e shkuar u përfol edhe shifra e 100 milionë eurove për ta shitur nga Lacio. Pra një rritje me 5 fishin e parave të shpenzuara për blerjen e tij.

Ndërkohë Igli Tare ka treguar edhe një prapaskenë në lidhje me transferimin e këtij lojtari në intervistën e dhënë për “Sky Sport”:

“Në ato minuta unë isha personi më i sigurt në botë që Milinkoviç, pavarësisht se kishte shkuar në Firence për t’u marrë me Fiorentinën, kishte vendosur të vijë te Lazio . Një natë më parë ai më telefonoi duke më thënë se duhej të shkonte nga respekti për babanë e tij, por që zgjedhja e tij ishte bërë dhe se ai do të vinte në Lazio. Ai më tha që të isha i qetë, se duhet të shkonte atje, por më pas do t’u tregonte atyre se po vinte në Lazio. Për këtë do të jem mirënjohës ndaj tij, sepse ka pak lojtarë që bëjnë një gjë të tillë”, tha Tare. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online