Gazetari në Poloni plas bom.bën e madhe: Në Kombëtare paguajnë të gjithë lojtarët 20 mijë euro për të marrë ftesën, vetëm Dzeko jo…

Bosnje Hercegovina do të luajë kundër Ukrainës në kualifikueset për Europianin 2024. E teksa shorti i zgjodhi kundërshtarin, një tronditje e madhe ka shkuar në Bosnje. Më saktësisht i vjen nga Polonia, nëpërmjet gazetarit Pitor Slonka.

Sipas tij, të gjithë lojtarët përveç Dzekos paguajnë 20 mijë euro për të marrë ftesën që të grumbullohen nga Kombëtarja. “Bosnja është një Kombëtare shumë e dobët. Një nga lojtarët e tyre më tha se janë në krizë të madhe. Në Kombëtare luan me meritë vetëm Dzeko atje. Të gjithë lojtarët e tjerë përveç Dzekos, duhet të paguajnë 20 mijë euro e më shumë për të luajtur. Futbollistët që paguajnë, nuk duhet të bëjnë më asgjë tjetër”, tha Slonka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *