Broja i futet biznesit që 22 vjeç, merr të drejtën për të hapur dyqanin e “Puma”-s në Shqipëri dhe Kosovë, do të ngrejë edhe një akademi futbolli

Vetëm 22 vjeç, por Armando Broja po mendon që tani për të ardhmen e tij jashtë futbollit aktiv. Sulmuesi shqiptar ka vendosur të futet në botën e biznesit. Gazetari i “The Athletic”, David Ornstein, ka raportuar se lojtar i Chelsea-t ka firmosur një marrëveshje me kompaninë e “Puma”-s, duke marrë të drejtat eksluzive për hapjen e degëve të saj edhe në Shqipëri e Kosovë.

“Armando Broja i bashkohet Puma-s nga Nike në një marrëveshje afatgjatë fitimprurëse. Sulmuesi 22-vjeçar i Chelsea-t gjithashtu ka siguruar të drejtat ekskluzive për të hapur një degë të dyqaneve të Puma-s në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashty synon që të ngrejë akademi futbolli/edukimi aty”, ka njoftuar David Ornstein./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online