Fabricio Romano ka folur në kanalin e tij në “Youtube” në lidhje me merkaton e Çelsit. Gazetari italian ka prekur edhe çështjen e të rinjve që blutë e Londrës kanë në huazim. Sipas tij, Gallager me shumë mundësi do të jetë pjesë e klubit anglez për sezonin e ardhshëm, ndërsa për Armando Brojën thekson se ka shumë oferta në tryezë dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Çelsit.
“Kam parandjenjën se Konor Gallager ka një shans shumë të mirë për të qendruar te Çelsi. Sa për Armando Brojën, shumë klube janë të interesuara për të. Ai është një top-sulmues”, ka thënë Fabricio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/