Mesut Ozil mund të jap largimin përfundimisht nga futbolli, habit menaxheri i lojtarit: Po mendon që të luajë Fortnite profesionalisht…

Aventura në Turqi e Mesut Ozil tek klubi i Fenerbahçe nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Sipas agjentit të tij, mesfushori mund të ndërpresë kontratën 2 vjeçare me klubin dhe të largohet nga bota e futbollit. Mesfushori 33 vjeçar nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij dhe është bërë i padëshiruar nga trajneri i klubit. Erkut Sogut, agjenti i tij, në një deklaratë për mediat është shprehur se Ozil mund të heqë dorë nga futbolli dhe të provojë një ‘sport tjetër’.

“Ozil po kalon një moment të vështirë në karrierë dhe mendoj se Fenerbahçe do të jetë klubi i fundit për të. Klubi dhe trajneri nuk e llogarisin me seriozisht në klub dhe zgjidhja me e mirë do të ishtë ndërprerja e kontratës. Ai është një lojtar shumë i mirë në Fortnite dhe nuk do të habitesha nëse nis të luajë profesionlisht. Ai zotëron ekipin e tij në ESPORTS dhe luan në Gjermani me lojtarët e tij”- u shpreh agjenti Sogut. Dashuria për lojën Fortnite nuk është e panjohur për Ozil ku prej të cilës ka patur gjithmonë konflikte me trajnerët edhe me parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online