“Donte të linte Kombëtaren”/ Presidenti i Federatës franceze zbulon prapaskenën e Mbapesë, ylli i PSG-së: Nuk kishte të bënte me penalltinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës ka dhënë një intervistë për “Journal du dimanche”, ku ka zbuluar se Kilian Mbape dëshironte largimin nga Kombëtarja pas penalltisë së humbur në Euro 2020. “Ai mendonte se Federata nuk e mbrotji pasi humbi penalltinë dhe kriticizmit në rrjetet sociale. Nuk donte të luante më për ekipin e Francës”, ka thënë Noel Le Graet.

Ditën e sotme ka ardhur edhe kundërpërgjigja e sulmuesit të PSG-së. Kilian Mbape pranon se ishte i dyzuar për të lënë Kombëtaren trikolore, por për një tjetër arsye. Lojtari francez shpjegon se shkak u bë racizmi i përjetuar pasi humbi atë penallti kundër Zvicrës, e cila eliminoi shumë herët Francën nga Kampionati Europian.

“Po, në fund ia shpjegova qartë gjithçka se kishte  lidhje me racizmin dhe jo me penalltinë. Por ai mendonte se atje nuk pati racizëm”, shkruan Kilian Mbape në llogarinë e tij në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online