Gazetari i ngacmon për trofetë e fituar, Guardiola: Nëse mendon se 2-3 trofe në sezon janë rutinë, atëherë e ke gabim

Pep Guardiola ka folur për mikrofonin e “ITV Sport”-it pas përfundimit të finales së FA Cup kundër Mançester Junajtedit. Këta të fundit arritën të fitonin, duke i hequr mundësinë Sitit të siguronte dy trofe në këtë sezon. Guardiola është ngacmuar nga gazetari në lidhje me këtë fakt, por trajneri i është përgjigjur se në futboll nuk është rutinë fitimi i disa trofeve brenda një sezoni.

“Urime Junajtedit për fitoren. Ata fituan. Fituesi gjithmonë e meriton dhe përgëzohet. Sezoni ishte i jashtëzakonshëm. Nëse mendon se të fitosh nga 2-3 trofe është rutinë, e ke gabim. Ishte një sezon i jashtëzakonshëm deri në fund. Nuk kam asnjë peng nga lojtarët. Kanë qenë të shkëlqyer”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/