Elseid Hysaj është konfirmuar si i infektuar nga pandemia vetëm pak orë përpara përballjes së Shqipërisë kundër Bjellorusisë. Kjo i hoqi mundësinë Rejës për të përdorur një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares në një finale, por nga ana tjetër është vetë lojtari që humb më tepër.
Napoli nuk mund ta priste aspak mirë këtë lajm, ndërsa mediat në Itali raportojnë se vetë trajneri Gatuzo e ka telefonuar Hysajn për të qenë i sigurtë rreth shëndetit të tij. Gjithashtu është theksuar se nuk do të ketë asnjë lloj udhëtimi për mbrojtësin gjatë kësaj periudhe, por do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Shkodër për të paktën 10 ditë deri sa të rezultojë negativ.
Më pas do të ketë mundësinë për të udhëtuar drejt Italisë, që të nis stërvitjen me ekipin e Napolit. E gjitha kjo do i heq rreth 2 javë kohë Hysajt i cili sapo ishte konfirmuar si një nga titullarët e paprekshëm me Gatuzon. /Sport Ekspres/