“Kuqezinjtë e Shqipërisë dhe gratë e Bjellorusisë janë të papara”, Ilir Meta flet nga “Air Albania”

Presidenti Ilir Meta është një ndjekës i rregullt i futbollit dhe këtë e ka treguar shpesh herë me mbështetjen e tij ndaj ekipit skocez të Celtic-ut dhe futbollin shqiptar. Gjithashtu Meta është edhe një përkrahës shumë i madh i Kombëtares Shqiptare. Ditën e djeshme, presidenti i Shqipërisë ishte i pranishëm në stadiumin Air Albania për të ndjekur nga afër triumfin e djemve të Edi Rejës ndaj Bjellorusisë, ku morën dhe vendin e parë në klasifikim.

Në fundin e pjesës së parë, kur ndeshja ishte 3-1 në favor të kuqezinjve, gazetari i njohur Gerti Çarçani mori në intervistë presidentin Meta për “Abc News”. Ky i fundit deklaroi se Cikalleshi i kishte premtuar se do të shënonte gol dhe gjithashtu nuk ngurroi të jepte një vlerësim për gratë e Bjellorusisë.

“Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve . Cikalleshi ka premtu gol dje në telefon, ka bo dy deri tani mos të gaboj. Shpresoj të mbyllet me fitore. Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë dhe gratë e Bjellorusisë janë të paparë”- u shpreh me një nënqeshje Ilir Meta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online