Xhenaro Gatuzo ishte në humor të shkëlqyer pas fitores kundër Lacios, një ndër më të bukurat sezonale për Milanin. Në lidhje direkte me Sky, trajneri i Milanit ka bërë humor edhe me prezantuesen Ilaria D’Amiko, e dashura e Xhixhi Bufonit: “Mbushi 40 vjeç, ia bëre dhuratën? Ende jo? Nuk vlen pas ditëlindjes. Jepi një të puthur me gjuhë nga ana ime”, tha Gatuzo, duke vënë paksa në siklet D’Amikon, ndërsa në sallë shpërthyen të qeshurat.
KUTRONE – Kros, Kutrone me kokë, gol: Milan 1, Lacio 0. Asnjë protestë, por më pas, kur mbaroi pjesa e parë, lojtarët dhe trajneri i Lacios, Simone Inzagi, u lajmëruan se goli ndoshta ishte me dorë.
Në fakt, pamjet filmike tregojnë se Kutrone tenton të godasë me kokë dhe topi i shkon pa dashje në dorë, duke e devijuar në portë.
Në përfundim Inzagi në mënyrë ironike i bëri komplimente Kutrones, duke i treguar dorën dhe duke i bërë me shenjë “Bravo”, por sulmuesi i Milanit u mbrojt duke treguar shpatullën. “Na vodhën përsëri”, tha pas ndeshjes trajneri i Lacios, duke iu referuar gjykimit.
Gjithsesi, pas ndeshjes edhe trajneri i Milanit Gatuzo e pa episodin në televizion dhe deklaroi: “Mendova se e kishte prekur me kokë, por duke e riparë sigurisht nuk është gol. Megjithatë, nuk mund të ndalemi te një episod i vështirë për arbitrin, ishte një ndeshje bukur nga të dyja skuadrat”.
Cutrone scored with his arm against Lazio pic.twitter.com/hASz8gyaM7
— Proud Juventino ???? (@__Hardeykhunley) January 28, 2018
Cutrone’s goal pic.twitter.com/1UY1TlAr3w
— #FreeLocatelli (@semo33) January 28, 2018