UEFA mobilizohet, zëvendëspresidenti Surkis do takohet me Ramën dhe Metën

Situata e krijuar në Shqipëri me zgjedhjet e kreut të federatës shqiptare të futbollit, me akuza e përfshirje të fortë politike, kanë shqetësuar pa masë UEFA-n.

Për këtë arsye, qeveria e futbollit europian po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe nuk po qëndron pasive.

Të mërkurën do të vijë në Tiranë zëvendëspresidenti i UEFA-s, Grigori Surkis. Një ndër 5 zëvendëspresidentët, në fakt, prej vitit 2013, Surkis është ish-president i Federatës ukrainase dhe njeri me shumë pushtet në Ukrainë e në UEFA.

Ardhja e tij është më qëllim takimin me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, ku natyrisht do të diskutohet fushata zgjedhore dhe rreziku i një procesi zgjedhor që rrezikon të kalojë në kaos, me luftë politike në sfond.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online