Gatuzo: Sa shumë dëmtime, tani radha e Juventusit!

Trajneri Xhenaro Gatuzo komentoi barazimin e Milanit me Betis Sevijan, duke folur për momentin e kuqezinjve në përgjithësi, por edhe për dëmtimet e shumta në skuadër. “Na vjen keq, sepse ke vështirësi kur luan ashtu si ne gjatë pjesës së parë, pa dalë asnjëherë përpara, por me lojtarët e krahut të cilët qëndrojnë në mbrojtje. Në pjesën e dytë u paraqitëm më mirë dhe zhvilluam një ndeshje të madhe. Më vjen keq që shpërdoruam 45 minutat e para, sepse ishim të frikësuar dhe Borini gaboi”.

“Dëmtimet e shumta te Milani? Humbëm disa lojtarë edhe në këtë ndeshje. Tashmë do të thonë mjekët se çfarë grade janë dëmtimet, por kështu si shkuan gjërat është e kot ta mbajmë mendjen. Do të provojmë të rikuperojmë ndonjë nga lojtarët. Musakio? Nuk ka problem muskulor, por u përplas me Kesie dhe do të bëjë gjithçka që të jetë në fushë ndaj Juventusit. Çalhanoglu? Mori sërish një goditje në pjesën e trinës…”.

Në fund, Gatuzo bëri edhe një batutë për sfidën ndaj Juventusit: “Bardhezinjtë janë një prej skuadrave më të mira në Europë. Është evidente që kanë diçka më tepër se ne, megjithatë nuk do të qëndrojmë dhe të qahemi sepse… nuk kemi as letra me çfarë të fshihemi. Për këtë arsye do të provojmë të bëjmë lojën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *