Andrea Pirlo e ka mbyllur zyrtarisht me futbollin e luajtur dhe gjithë ish-shokët e skuadrës, por edhe rivalë të fushës, që i kanë dërguar mesazhe dhe e kanë telefonuar. Një prej personazheve më të afërt me Prilon, në kohën kur fitonin gjithçka te Milani, Xhenaro Gatuzo, thotë në Radio 24 për mesfushorin legjendar: “Kur e shihja të luante futboll, mendoja: Po unë, mund të luaj futboll me të? Më mirë të ndryshoj zanat. Kam luajtur për 20 vite me Andrean, duke përfshirë kombëtaren. Kur isha në vështirësi, i pasoja topin dhe i thosha: “Bën ç’të duash”. Isha i sigurt kur e kisha pranë, e kisha kuptuar ç’duhet të bëja dhe reston e bënte ai. Për këtë gjë, ai ka qenë pa dyshim më i rëndësishëm për karrierën time, sesa unë për karrierën e tij”.
E ardhmja e Pirlos, Gatuzo është i sigurt: “Mund të bëhet ç’të dëshirojë në botën e futbollit, ka një inteligjencë jashtë normales. Mund të bëhet trajner shumë i zoti”.
Gatuzo kujton edhe Pirlon jashtë fushe, krejt ndryshe nga ai në fushë: “Ishte një bir k…e! Një nga ata që të vë në lojë për muaj me radhë, ishte shumë zbavitës. I kam dhënë më shumë shpulla unë, sesa Bad Spenser Terens Hillit”.