Gatuzo mbush 40 vjeç: Gruaja më quan të çmendur, e kritikoj nënën time!

“Do të më kishte pëlqyer të merrja gjithë skuadrën dhe familjet në Dubai. Të bënim një orë stërvitje në ditë dhe më pas pushim. Por, kishin blerë të gjithë biletat për vende të tjera. Do të jetë për radhën tjetër”

Xhenaro Gatuzo sot do të mbushë 40-vjeç, në një karrierë që e pa fillimisht si futbollist, duke fituar gjithçka që duhej fituar, ndërsa më pas si trajner, një profesion që aktualisht mbulon dhe është në hapat e parë… Por, dhurata më e bukur i erdhi nga Milani dhe thirrja në bankinë në vend të Montelës. Ai ka folur për mediet, teksa fitorja e arritur ndaj Krotones ka qetësuar jo pak grupin… Gatuzo e ka nisur duke folur për zanatin e trajnerit: “Ky është viti i pestë që bëj këtë zanat si trajner dhe më duhet të them që është shumë ndryshe. Ka më shumë presione, më shumë përgjegjësi. Si futbollist sigurisht që zbavitesha më shumë, nuk e mohoj. Madje, vendos më shumë pasion dhe dëshirë në atë që bëj. Në moshën 40-vjeç të stërvitësh një skuadër si Milani është motiv krenarie. Mënyra e të sjellurit dhe dialogut me të tjerët është njësoj”.

Momenti –  Sa i përket momentit të Milanit: “Eshtë e vërtetë që kur nuk arrin rezultati pozitiv, ndjej përgjegjësi të mëdha. Në të përditshmen ka ndryshuar pak. Shoh shumë sens përkatësie kur flas me djemtë që punojnë në Milanelo. Kanë mbetur shumë, disa nuk janë më. Kam shumë respekt për të gjithë. Shumë herë eksperienca duhet. Kur je trajner ka shumë komponentë për të menaxhuar: stafi mjekësor, shtypi. E gjitha kjo nuk më peshon, ndihem mirë. Problemi është të jesh i besueshëm në të gjithë atë që të propozohet”.

Grupi – “Më ka surprizuar mentaliteti, dëshira që vendosin gjatë stërvitjeve. Ka shumë seriozitet dhe harmoni, por edhe aplikim. Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Besoj se shumë në këtë grup janë sepse ka rregulla të qartë. Nëse arrihet që të vendosen pikat mbi “i’ është e vështirë më pas që t’i largohesh apo të gjesh alibi në jetë. Kjo skuadër ka një karakteristikë të qartë: zotërimin e topit. Shumë kanë këmbë të mira. Problemi është që nuk luhet si skuadër. Shoh gjetkë kampionë që ndjekin deri në mbrojtjen e kundërshtare, duhet ta bëjnë edhe këtu”.

Pushimi – “Nuk bëjnë keq 3-4 ditë pushim. U kemi dhënë një program pune të gjithëve, GPS. Shpresojmë që të ketë shumë profesionalistet, por mendoj se kështu do të jetë. Nuk besoj se dikush do t’i japë GPS ndonjë shoku apo familjari. Mendoj se nuk mund t’i lejojmë vetes në këtë moment një javë pa bërë asgjë, por është e drejtë që të ketë këto rregulla. Do të më kishte pëlqyer të merrja gjithë skuadrën dhe familjet në Dubai. Të bënim një orë stërvitje në ditë dhe më pas pushim. Por, kishin blerë të gjithë biletat për vende të tjera. Do të jetë për radhën tjetër”.

Viti i ri – “Duhet të punojmë, punojmë dhe punojmë. Të kuptojmë atë që bëhet, sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk jemi ende në kushtet për të bërë llogari, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Do të provojmë që të rregullojmë renditjen. Prioriteti është që të përmirësojmë nivelin fizik dhe mendor. Të shohim më pas ku kemi mbërritur. Të fitosh të ndihmon të fitosh, të jep mundësi të punosh me qetësi. Kjo skuadër në këto 50 ditë ka punuar shumë. Mungonte ai që t’i kërkonte që të vendosnin këpucët e skive dhe do ta bënin…”.

Karakteri – “E kontestoj shpesh nënën time, i them që do të kisha dashur një karakter më të butë. Shumë herë duket se unë zbavitem, por e kam të vështirë të jetoj gjërat. E shoh me pasionin tim, me sytë e mia. Gruaja ime më thotë që jam një i çmendur që duhet mbyllur diku. Linda kështu, nuk mund të bëj asgjë”.

Skoci
“Shkova tepër i ri te Gllasgou Rejnxhërs dhe në Skoci sinqerisht nisa të ndihem i rëndësishëm, teksa ishte privilegj të hyje në një stadium gjithmonë të mbushur me 50 mijë”

Risultati immagini per gattuso glasgow rangers

Ançeloti

“Një vëlla, baba dhe një shok për mua. Nga ai kam mësuar shumë gjëra dhe kisha një raport që shkonte përtej fushës”

Risultati immagini per gattuso ancelotti

Konte

“Eshtë trajneri të cilit dua t’i ngjaj, për grintën që përcjell te futbollistët. Sigurisht, unë s’kam bërë ende asgjë dhe jam në fillimet e mia”

Risultati immagini per gattuso conte

Milani

“Dëshira ime është që të vazhdoj sa më gjatë në pankinën kuqezi, por në anën tjetër nuk dua të bëhem një peshë”

Risultati immagini per gattuso si ritira

Tërheqja

“Mendova se ishte momenti që të hiqja dorë. Galiani më merrte çdo ditë dhe më kërkonte të qëndroja, por nuk doja”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *