Gatuzo: Ishte sezon pozitiv, tani jam në pritje

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli për DAZN pas Spal-Milan, duke komentuar fundin e sezonit, që sipas tij nuk është dështim.

Trajnerët i gjykojnë drejtuesit e klubit, do të takohemi këto ditë. Mendoj se diçka të mirë e kemi bërë, i bëj komplimente stafit tim.

“Ndonjë gabim e kemi bërë, por nuk njoh trajner që nuk gabon. Mendoj se ishte një sezon shumë pozitiv.

“Pengu i vetëm? Humbëm lojën tonë në muajt e fundit, sepse në fillim të pranverës ishim në formë të shkëlqyer. Megjithatë, mendoj se puna ime ka qenë e mirë. Gjithsesi, kjo varet nga klubi, të shohim çfarë do të vendosë”.

“Merkatoja? Shumë operacione merkatoje u kryen për fatin se ndonjë skuadër na detyrohej para. Edhe pse Laksalt e Kastijeho nuk janë lojtarë të këqinj. Kishim probleme me UEFA-n dhe ishte diçka që na krijoi pengesa. Tani UEFA nuk na lejon as të kryejmë disa operacione në merkato”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *