Gatuzo i vetmuar, largohet edhe një legjendë e Milanit

Çdo ditë prodhon lajme të reja nga Milani, por janë në përgjithësi lajme aspak të mira dhe që nuk kanë lidhje me futbollin e luajtur.

Lajmi i fundit i bujshëm që vjen nga Milanelo lidhet me lamtumirën e Kristian Abiatit, ish-portierit historik të Milanit, i cili prej vitit të shkuar mbulonte rolin e menaxherit të klubit.

Ish-numri 1 i “Djallit”, i cili e la futbollin në vitin 2016, shërbente si një lloj ndërmjetësi mes skuadrës, gazetarëve dhe klubit.

Së bashku me Rino Gatuzon dhe Filipo Galin, ishte përfaqësuesi i vetëm i Milanit fitues të së shkuarës.

Lajmin për largimin e tij e ka publikuar gazetarja e Corriere della Sera, Monika Kolombo, me një postim në Tëitter, pa shpjeguar arsyet e largimit. Ndoshta ka ndikuar momenti i keq i Milanit në nivel administrativ, ndoshta ka marrë ofertë më joshëse gjetkë, por ndërkohë Gatuzo duket gjithnjë e më shumë i vetëm kundër të gjithëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *