Gatuzo: Çdo gjë funksionon te Milani, pagat i marrim para kohe

Trajneri flet për atë që po ndodh jashtë fushe, zhurma për pronarët: Rrogat vijnë edhe më herët dhe organizimi është super. Ludogorets? Ka cilësi, nuk dua të luhet me zjarrin. Pres shumë nga Silva

Rezultati i ndeshjes së vajtjes bën që Milani të jetë i sigurt për kualifikimin, edhe pse siç thotë Gatuzo “kam përjetuar, kur isha futbollist, një situatë të tillë, kur edhe pas një 3-0 për ekipin tim, gjithçka u përmbys”… Nuk e tha emrin e asaj ndeshje, por sigurisht që e kishte për finalen e Champions League, ndaj Liverpulit, ajo që për pak e shtyu që të largohej nga kuqezinjtë e Ançelotit, asaj kohe. Pra, nga një ndeshje që duhet të jetë stërvitje, sot në “San Siro”, Rino kërkon shumë nga linjat e dyta dhe jo vetëm kaq. Një rast i mirë për të parë dhe provuar Andre Silvën, që është duke bërë mirë, por i mungon goli si faktori kryesor për rritjen e madhe. E ndërsa kuqezinjtë stërviten dhe zbresin në fushë rregullisht, zërat për të ardhmen e klubit vijojnë që të jenë të zhurmshëm.

“Shqetësimi më i madh është që të nënvlerësojmë ndeshjen, nuk duhet të bëjmë shaka me zjarrin, janë të shpejtë dhemund të na vënë në vështirësi”. Gatuzo do të ndryshojë, edhe pse jo rrënjësisht. “Dikush është i lodhur dhe zgjedhjet do të shkojnë si pasojë. Kutrone, megjithatë, është duke ecur me 1000 km në orë, është 20-vjeç dhe rikuperon mirë. Dua të shoh atë që provojmë gjatë javës dhe tek e cila besojmë. Nuk do të luajnë lojtarët e ekipit Primavera, sepse respektojmë kundërshtarin. Jemi në garë në tre fronte, nuk mund të gabojmë asgjë. Në administrimin tim dhe në atë të së shkuarës, kemi humbur shumë pikë.

Klubi – Pyetja tjetër lidhet me prag ndeshjen, këtë herë i takon Rinos që të përgjigjet, për ngjarjet jashtë fushe: “Nuk jam i shqetësuar nga ajo që po ndodh, ose dëgjohet e thuhet, sepse rrogat mdje vijnë përpara afatit… Funksionon çdo gjë ashtu si duhet, e prek me dorë çdo ditë. Fasone dhe Mirabeli më sigurojnë për këtë gjë, madje kanë folur edhe për premio në rast trofeu apo objektivash. Nëse nuk ka rroga ose organizim, atëherë sigurisht që lojtarët destabilizohen.

Silva – “Andre Silva te Porto është paguar dy muaj përpara kohe, edhe Porto u habit. Duhet ndaluar, dy ose tre herë në javë ndalon dhe provon goditje në portë dhe lëvizje, me Sampdorian u pa në 20 minuta se sa i fortë është, por tani dua ta shoh në 90’, aq sa do të luajë në këtë ndeshje. Sulmuesi jeton për golin. Nuk flet shumë, duhet ngacmuar, por tani arrita ta kuptoj mendjen e tij dhe po i futem brenda psikologjisë”.

Kontrata – “E di mjaft mirë që jam trajneri më pak i paguar në Serinë A, por drejtuesit më zgjodhën mua dhe jo të tjerët. Nuk do të rresht së falënderuari. Kam një akord edhe për vitin tjetër. Nuk kam agjent, s’e kam prioritet atë gjë. Në B shumë klube më donin. Rinovimi? Kurrë nuk do t’ia lejoja vetes që të shkoja unë te drejtuesit, për atë që më kanë dhënë, pra këtë mundësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online