Hakmarrja është një pjatë që serviret gjithmonë e ftohtë! Armando Broja ka një shans ideal për të ndëshkuar Evertonin. Një shans për të ndëshkuar ekipin që nuk i besoi disa kohë më parë, që kishte mundësinë për të blerë kartonin e tij dhe nuk e zbatoi marrëveshjen pasi e quajti jo cilësor.
Ndërkohë Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premier League në ndeshjen e fundit që Burnley zhvilloi kundër Burnmouth. Tani është momenti ideal që Broja të shënojë edhe një tjetër gol pasi pritet që të jetë titullar kundër Evertonit pas dy ditësh /Sport Ekspres/