Derbi shqiptarësh në MLS, por vetëm pesë minuta në fushë kanë qenë njëkohësisht Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka. Në fund triumfoi skuadra e sulmuesit, Kolorado Rapids, që regjistroi fitoren 2-1 kundër San Hoze Ërthkuejks. Gjithçka u vendos në shtesë nga Boateng.
Hyka ishte titullar me skuadrën e tij dhe luajtir deri në minutën e 67-të të takimit. Gashi rikthehej dhe e niste nga stoli. Në të 62’ sulmuesi u aktivizua për Koloradon dhe në fund iu gëzua pikëve të plota me skuadrën e tij.
Afrim Taku ka pasur mundësinë të luajë 90 minuta me skuadrën e tij në USL. Mesfushori kryeqytetas ishte përzgjedhur titullar nga Tampa Baj, që është mposhtur në shtëpi nga North Karolina. Dy golat e shënuar në 45-minutëshin e dytë nga miqtë vendosën takimin.
Tampa Baj renditet në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit pas 23 javësh kampionat. Ata kanë grumbulluar 27 pikë deri në këto momente dhe janë 5 pikë larg zonës së promocionit për t’u ngjitur në elitën e futbollit amerikan.