Garat e FSHF-së & UEFA-s / Departamenti Ligjor & i Licencimit në FSHF takime dypalëshe me klubet e “Abissnet Superiore”

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur takimet dypalëshe me klubet aplikante në kuadër të procesit të licencimit për sezonin 2024-2025.

Javën e kaluar, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në FSHF ka vizituar në ambientet e tyre të gjitha klubet e kampionatit “Abissnet Superiore”. Takimet u udhëhoqën nga Menaxheri i Licensimit, Eduard Gjini, teksa të pranishëm ishin edhe Administrata e Licensimit të klubeve (ekspertët e të gjitha kritereve).

Takimet me klubet e kampionatit “Abissnet Superiore” kanë vijuar edhe në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku sie dhe drejtori i Departamentit Ligjor dhe të Licencimeve në FSHF, Aldi Topçiu.

Nga ana e klubeve të “Abissnet Superiore” në këto takime ishin të pranishëm Presidentët e secilit klub, si edhe disa nga pjestarët e stafit.

Në këto takime u diskutua mbi procesin e licencimeve dhe kriteret që duhet të përmbushin klubet. Gjithashtu u diskutua edhe për problematikat me të cilat duhet punuar për të përmbushur të gjitha kushtet dhe për afatet kohore që janë vendosur mbi dorëzimin e dokumentacioneve.

Sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2024 dhe gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret që kërkohen.

Kriteret që duhet të plotësohen janë: kriteri sportiv, ai i përgjegjësisë sociale në futboll, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar. Për pesë kriteret e para, afati i brendshëm për dorëzimin e dokumentacioneve si online ashtu edhe fizikisht, është lënë data 31 janar 2024, ndërsa afati përfundimtar është data 29 shkurt 2024. Kurse për pjesën e kriterit financiar afati përfundimtar është 31 mars 2024 sipas ligjeve të shtetit shqiptar.

Në vijim, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve do të organizojë edhe disa takime të tjera me të gjitha klubet përgjatë këtyre javëve, ku do të diskutohet se si duhet të plotësohet dokumentacioni për të përfituar në përfundim të procesit licencën për sezonin 2024-2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online