Galiani tregon prapaskenën sesi dështoi transferimi i Xavi: Ishim afër, nëna nuk e lejoi

Adriano Galiani, ish CEO i Milanit dhe tani me të njëjtin rol tek Monza ka arritur të ngrejë klubin në Seria A me transferimet e tij.

Gjatë përgjigjes së pyetjes për transferimin e Stefan Sensit, ai ka kujtuar dhe dështimin e transferimit të Xavit në 1998.

“Ditën e premte Sensi do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën. Ai do të vijë si huazim i thjeshtë nga Interi. Shpresoj të mos ketë asnjë problem me vizitat mjekësore dhe besoj se do të jenë një formalitet.

Stefan Sensi është një lojtar i madh dhe më kujtohet viti 1998 ku isha shumë pranë transferimit të Xavit nga Barcelona. Ai ishte një adoleshent në atë kohë dhe në fakt nënshkroi për ne, por nëna e tij bëri që gjithçka të dështone pasi nuk e la të shkonte aq larg”- u shpreh Adriano Galiani. Xavi debutoi në vitin 1998 dhe luajti për Barcelonën për 17 vite. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online