Gafuri sot në Vlorë, Memushaj kërkon kohë

Mesfushori i Peskarës pritet të kthejë përgjigje brenda pesë diteve, ndërkohë që sot në qytetin bregdetar prezantohet afrimi i tretë

Elton Nika

Ronaldinjo padyshim është emri më i madh që është lakuar për te Flamurtari dhe në të ardhmen me brazilianin mund të ketë bashkëpunim, por në lidhje me akademinë. Për të shkuar deri aty duhet pritur privatizimi i klubit dhe zbatimi i projektit “Vlora” Sport. Veç “magjistarit” brazilian edhe Antonio Kasano është diskutuar si një mundësi për Flamurtarin. Lajmet e bujshme nga Vlora nuk është se kanë munguar, ndërkohë që tani po tentohet një tjetër goditje. Vetë administratori Idrizi ka zbuluar se duan të veshin kuqezi mesfushorin e Kombëtares, Ledian Memushajn. Vlonjati është pjesë e Beneventos në Serinë A, ndërkohë që së fundmi nuk i kanë munguar ofertat nga Italia, me Kievon që do shërbimet e mesfushorit, ashtu si Frozinone, që me shumë gjasa sezonin e ri do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit italian. Sa i takon pistës “Memushaj” për te Flamurtari, mësohet nga klubi vlonjat se vetë lojtari ka kërkuar pesë ditë kohë për të vendosur në lidhje me ofertën e ekipit të vendlindjes. Nëse kjo lëvizje do të behej realitet padyshim që do të ishte një goditje e kuqezinjve, si dhe një reklamë e madhe për Kategorinë Superiore, pasi të lësh Serinë A në moshën 31-vjeçare dhe të luash në kampionatin tonë nuk është një vendim që e merr kushdo dhe ndodh çdo ditë. Memushaj ka luajtur më së shumti në Serinë B në Itali, ndërkohë që ky është sezoni i dytë që luan në Serinë A. Me Peskarën ai regjistroi eksperiencën e parë në këtë nivel të kampionatit italiane, ndërkohë që në B ka luajtur me Karpin dhe Portosumaga.

ARGJENT GAFURI Në verë te Flamurtari u afruan disa lojtarë nga kampionati maqedonas, teksa dy u morën nga Shkëndija e Tetoës, mesfushorët Artim Pollozhani dhe Viktor Zhufo. Goran Siljanovski la Rabotniçkin për të vijuar karrierën në Vlorë, ndërsa Muhamedin Useini Renovën. Po nga ky ekip do të transferohet edhe afrimi i tretë i vlonjatëve në merkaton e janarit dhe ai është Argjent Gafuri. Mesfushori 28-vjeçar do të jetë nesër në qytetin bregdetar dhe do të nënshkruajë për një vit e gjysmë me Flamurtarin, duke bërë që për trajnerin Duro ekipi të ketë edhe më shumë alternativa cilësore.

FAZA PËRGATITORE Në Vlorë kanë vendosur për fazën përgatitore. Pas lajmit të shtyrjes së kampionatit më 27 janar, që u jep mundësinë ekipeve të punojnë më shumë, drejtuesit e kanë ndarë mendjen dhe faza përgatitore do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Ekipi nis përgatitjet në Vlorë më 3 janar, ndërsa më 7 do të zhvendosen në Turqi, ku pritet të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online