Gafa e madhe e kuqezinjëve kundër Sasuolos, Interi fiton zyrtarisht titullin kampion në derbin kundër Milanit me 2 rezultate

Milani ka bërë një tjetër gabim, këtë herë në kampionat. Kuqezinjtë kanë barazuar me shifrat 3-3 ndaj Sasuolos, në një ndeshje spektakolare dhe që mund ta kishin humbur për mënyrën sesi shkoi ndeshja.

Megjithatë ky barazim shijon si humbje për Milanin pasi tani rrezikon turpërimin. Nëse Interi fiton sot kundër Cagliarit, atëherë titulli kampion mund të fitohet zyrtarisht në derbin kundër Milanit. Me fitoren e llogaritur sot, Interi shkon në 16 pikë epërsi ndaj Milanit kur mbeten edhe 5 ndeshje nga fundi.

Ndeshja e radhës do të jetë mes Interit dhe Milanit dhe në rast barazimi, zikaltërit do të fitonin titullin kampion. Pra zikaltërit do të futen për dy rezultate, fitore dhe barazim, ndërsa vetëm fitorja e Milanit do të shtynte gjithçka për të mos festuar para syve të kuqezinjëve. /Sport Ekspres/