Vedat Muriqi është një nga emrat më të lakuar në merkato kohët e fundit, teksa shpërthimi i jashtëzakonshëm në Turqi ka bërë që emri i tij të futet në listën e klubeve të njohura europiane. Por sulmuesi dardan ka reuzuar të flaës për ofertat në drejtim të tij, duke ia lënë klubit në dorë gjithçk.
Muriqi ishte i ftuar në emisionin “Fan Zone”, ku i kthehet të shkuarës në Superiore. Futbollisti shqiptar tregon një sinqeritet për t’u duartrokutur, ndërsa nuk kërkon të fajësojë askënd në Shqipëri se mund të ketë gabuar me të. Madje shton se vetëm vitet e fundit ka filluar të luajë atë që quhet futbolli i mirë, i cili vjen si fryt i punës së palodhur.
“Ndërprerja na penalizoi, sespe sa kishim filluar të merrnim hovin. Është më e vështirë të ambientohemi si në fillim të sezonit. Për lojtarët në masat e mia është pak e vështirë. Bëra ato testet dhe dola pak me peshë të tepër, por me dy javë do e rregulloj.
E ardhmja? Jam në një klub që është më i madhi në Turqi. Për transferimet nuk flas unë. Kam kontratë 3-vjeçare me Fenerbahçen dhe e kanë ata në dorë. Nëse ata vendosin të më shesin, atëherë unë do largohem, në të kundërt do të qendroj te Fenerbahçe. Unë jam një adhurues i këtij klubi. Nëse jam shembull për të rinjtë ndihem krenar. Duhet shumë punë dhe futbolli kërkon shumë sakrificë. Edhe te Besa dhe te Teuta kam sakrifikuar vërtet shumë. Punë, punë dhe vetëm punë.
Gabuan me mua në Shqipëri? Kur kam qenë në Shqipëri kam qenë 18-19 vjeç dhe kulmin e karrierës e kam pasur më vonë. Unë dy vitet e fundit po luaj futbollin e mirë. Nuk kam qenë aq mirë në atë kohë. Ka pasur shumë dallime futbolli në kosovë dhe në Shqipëri atëherë dhe ishte shumë e vështirë për mua edhe pse flisnim të njëjtën gjuhë. Nuk kam pasur fat atëherë.
Gjithë futbollistët anë e mbanë botës kërkojnë suksesin me Kombëtaren. Shembulli jonë është Shqipëria. Kemi një grup të frytshëm dhe shumë të mirë. Do arrijmë të fitojmë ndaj Maqedoninë dhe ndeshjen finale. Do e bëjmë krenar gjithë Shqipërinë dhe Kosovën”, ka thënë Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/