Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Raphinha sa i përket mënyrës sesi po trajtohet Neymar. Ky i fundit është dëmtuar nga ndeshja me Serbinë, por në Brazil nuk duket të jenë edhe shumë të trishtuar. Mbi këtë realitet të hidhur ishte vetë shoku i ekipit, Raphinha, që ka dhënë deklaratën e vitit.
“Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Mesin si Zot. Portugalia e trajton Ronaldon si mbret. Brazilianët këndojnë dhe urojnë që Neymar t’i thyhen këmbët. Sa e trishtë, gabimi më i madh i Neymar është që ka lindur në Brazil. Ky vend nuk e meriton talentin e tij”, tha Raphinha. /Sport Ekspres/