Gabimi i tij solli golin e dytë të Shqipërisë, gazetari i del në mbrojtje lojtarit të Polonisë: Ai ende nuk fle dot gjumë nga ai gabim

Humbja e një jave më parë në “Air Albania“ ka lënë ende plagë te Kombëtarja polake. Kamil Grosiçki është “kryqëzuar“ nga tifozët për shkak se prej tentativës së pamatur për të dribluar në zonën e tij të rreptësisë nisi edhe aksioni i golit të dytë të kuqezinjve.

Por gazetari Mateus Borek i ka dalë në mbrojtje lojtarit polak. Boreku ka thënë në emisionin “Kanal Sportowy“ se ka komunikuar personalisht me Grosiçkin, i cili ende nuk mund të vërë gjumë në sy për shkak të gabimit që vulosi fitoren e Shqipërisë.

“Të gjithë thanë që kur Grosiçki dukej mirë, nuk ishte në skuadër, tani duket më keq dhe u thirr. Unë fola me Kamilin. Ai ende nuk mund të flejë nga ajo që bëri në zonën e rreptësisë”, është shprehur Mateus Boreku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online