E pyesin për Ernest Muçin, drejtori sportiv i Legias: Do të jetë në 5 shitjet më të shtrenjta në historinë e klubit!

Ernest Muçi po përjeton formën e tij më të mirë te Legia e Varshavës. Në kryeqytetin polak janë të gjithë të bindur për cilësitë që zotëron sulmuesi shqiptar dhe besojnë se e ardhmja e pret në një kampionat më të fortë. Drejtori sportiv i klubit të Legias, Jacek Zielinski, ishte i ftuar në emisionin “Liga+ Extra“, ku ndër të tjera është pyetur edhe për Ernest Muçin.

Zielinskit i është shtruar pyetja: “A do të shitet Muçi më shtrenjtë se Ondrej Duda”? Përgjigja e tij ka qenë pohuese, duke nënkuptuar se sulmuesi shqiptar do të jetë një nga pesë shitjet më të shtrenjta në historinë e Legias. Kujtojmë se Duda luan në rolin e mesfushorit të avancuar dhe në vitin 2017 u shit për shifrën e 4.2 milionë eurove te Herta e Berlinit në Bundesligë. Slloveni është lojtari i pestë më i shtrenjtë në historinë e transferimeve dalëse të klubit polak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online