“Gabime të pafalshme, kështu bëmë edhe me Tiranën”, Arbër Abilaliaj: Lojtarë me eksperienë futen në pasiguri

Partizani ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Teutës në ndeshjen e sotme. Miqtë arritën të vendosnin pjesën e parë falë golit të shënuar nga ana e Peposhit. Në minutën e 24 të takimit, Peposhi arriti të realizojë në mënyrë fantastike duke mos i lënë asnjë shans portierit të Partizanit që të reagojë. Pavarësisht tentativa të Partizanit për të kthyer ekuilibrin, duhej të pritej minuta e 75 kur Keko arriti të shtynte topin në rrjetë. Ky është heroi i ri i Partizanit që jep pikë me golat e shënuara, megjithëse në këtë gol merita më e madhe ishte e Hadrojt që e nxori sulmuesin me portën e boshatisur. Në fund, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët.

Abilaliaj (Partizani): “Kam përshtypjen që, po të shikojmë pjesën e parë, gabime të pafalshme nga lojtarët tanë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Tiranën. Topat ose i ka dhuruar Saliu, ose i ka dhuruar Murataj. Më vjen keq, sepse nuk mund të luajmë dhe të kujtojmë vetëm pjesën e dytë. Disa lojtarë po vijnë në formën e duhur, sepse deri tani kemi sajuar. E pafalshme të pësosh atë lloj goli. Nëse kishim gjetur një stabilitet të fortë mbrapa, atë tani e kemi humbur. Kjo sjell pështjellim më pas në gjithë ekipin. Më vjen keq që reagojmë vetëm 45 minutat e dyta. Në pjesën e parë lojtarë me shumë eksperiencë në kampionatin tonë futen në situata pasigurie që nuk i shkojnë”.

Martini (Teuta): “Jo vetëm në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë kishim mundësinë ta bënim ndeshjen 2-0. Të vjen keq se si e humbëm mundësinë. Të marrësh me patjetër tre pikë është në mendjen e të gjithëve. Sigurisht që ndikon edhe aspekti psikologjik. Pëvrveç asaj që nuk po lirohemi të jemi një herë të qetë, po vuajmë në aspektin psikologjik. Sapo kalojmë në avantazh mendojmë të kthehemi mbrapa të mbrojmë rezultatin dhe lëmë shumë hapësira. Të vjen keq, sepse nuk e meritonim ta barazonim këtë ndeshje. Në këtë kampionat nuk e di kujt t’ja lëshojmë vendin e katërt. Të luash me Partizanin që është në krye në këtë formë, kallëzon që diferencat në këtë kampionat janë të vogla”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online