“Fytyra ime thotë gjithçka”/ Merr fund makthi për Dibalën, gati t’i rikthehet stërvitjes

Makthi i Dibalës fatmirësisht ka mbërritur në fund. Sulmuesi i Juventusit prej afërsisht 40 ditësh ka qenë i infektuar me Covid-19. Që prej marsit kur rezultoi fillimisht pozitiv me Koronavirus, edhe në 3 testet e tjera argjentinasi do të merrte të njëjtën përgjigje. Diçka e çuditshme kjo për të, që nuk po ia dilte të largonte virusin famëkeq nga trupi i tij.

Por testi i fundit ka sjellë edhe lajmin e gëzuar për Dibalan dhe klubin e Juventusit, teksa ka rezultuar më në fudn negative, duke e lënë pas krahëve Covid-19. Një lumturi kjo që ylli i bardhezinjve ka vendosur ta ndajë me të gjithë tifozët e tij. “Fytyra ime thotë gjithçka. Jam shëruar nga Covid-19”, ka shkruar në “Instagram”-in e tij Dibala, duke shpërndarë një fotografi të tijën ku duket tejet i gëzuar. Ndërkohë edhe Juventusi ka reaguar me një njoftim, ku bën me dije se futbollisti i tyre ka rezultuar negative, ndërsa shtojnë se tashmë nuk është i detyruar të qendrojë më gjatë në izolim, teksa pritet që në ditët në vijim t’i rikthehet stërvitjes në fushën e gjelbër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online