Futsall/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin paraeliminator për Kupën e Botës 2028

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka njohur kundërshtarët që do të ketë përballë në paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2028.

Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është shortuar në Grupin E dhe përballë do të ketë Letoninë, Qipron dhe San Marinon.

Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill, nga data 6 deri më 15 prill 2026. Nga kjo fazë kualifikohen për në raundin kryesor dy skuadrat e para të çdo grupi.