Manchester United është duke luajtur një sfidë vendimtare kundër Villareal-it në transfertë, ku do të vendoset me shumë mundësi se cili ekip do të kalojë në fazën tjetër të Champions League. Por ndeshja nuk ka nisur si zakonisht, teksa janë dashur 7 minuta pritje për të parë shkelmimin e parë të topit nga mesfusha.
Arbitri i takimit i çudit të gjithë me veprimin e tij. Felix Brych i fut të gjithë lojtarët në fushë dhe i bën gati për të nisur lojën, por më pas del vetë jashtë saj për të shkuar në dhomën e zhveshjes. Gjyqtari gjerman ka pasur një problem me pajisjen në komunikimi, prandaj iu drejtuar dhomës së zhveshjes për ta rregulluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/