Futet zyrtarisht në historinë e Gjermanisë, Wirtz realizoi dje golin më të shpejtë për pancerat pas vetëm 7 sekondash

Shoqata Gjermane e Futbollit (Deutscher Fußball-Bund) u themelua në vitin 1900, dhe tetë vjet më vonë Gjermania luajti ndeshjen e saj të parë. Mbrëmë, 116 vjet më vonë, u shkrua historia dhe u thye një rekord i madh.

Mbrëmë është luajtur një ndeshje miqësore në Lion në kuadër të përgatitjeve për EURO 2024, ku miqtw gjermanë fituan 2-0 ndaj Francës.

Golin e parë e pamë pas shtatë sekondash të lojës. Gjermanët nisin nga qendra, Kroos kalon te Wirtz, i cili shënon një eurogol për avantazhin e pancerave.

Mëngjesin pas ndeshjes në Lyon, konfirmohet zyrtarisht se realizimi i futbollistittë Bayer Leverkusen është edhe goli më i shpejtë për Gjermaninë në histori. /Sport Ekspres/