Futet në lojë edhe presidenti i Federatës që Kilian Mbape të mos largohet nga PSG: Këtu fiton Topin e Artë, te Reali i Madridit nuk jam i bindur

Kylian Mbappe do të transferohet në Real Madrid verën e ardhshme. Ndërkohë qëndrimi i tij te PSG këshillohet nga edhe kreu i federatës franceze të futbollit, Noel Le Graet. Në një intervistë për “Ouest France” ai shprehu mendimin se futbollisti do të ishte më mirë të qëndronte në PSG.

Kontrata e 23-vjeçarit me nënkampionët francezë skadon në qershor të këtij viti. Edhe pse Paris Saint-Germain po bën gjithçka për të zgjatur kontratën, me siguri do të largohet drejt Real Madridit. Madje, mediat spanjolle pretendojnë se Mbappe tashmë ka arritur marrëveshje me spanjollët dhe ka firmosur një kontratë paraprake. Noel Le Graet, kreu i federatës franceze, beson se do të ishte një gabim për bashkatdhetarin e tij.

“Do të doja që Kylian Mbappe të qëndronte në Paris. Do të jetë më mirë për futbollin francez të ketë një nga lojtarët më të mirë në botë, nëse jo më të mirën, në ligën tonë, tha Le Graet. “Mendoj se ai ka më shumë shanse për të fituar Topin e Artë nëse qëndron në PSG. A do të bënte më shumë progres në Real dhe kampionati atje është më i mirë se i yni? Nuk jam i bindur për këtë, por është zgjedhje e tij personale – ka theksuar ai. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online