“Futesha në internet për emra dhe mbiemra të lojtarëve shqiptarë”! De Biazi tregon për Kombëtaren në Spanjë: U çudita si luajtëm me Serbinë…

De Biazi ka dhënë një rrëfim në mediat spanjolle duke treguar më tepër për Shqipërinë. Me trajnerin italian, Kombëtarja arriti në maksimumin e saj të historinë pasi u kualifikua në Europianin e Francës. Ndërkohë para ndeshjes së sotme ndaj Spanjës, media “Ara” ka zhvilluar një intervistë me De Biazin për t’u njohur më tepër me Shqopërinë.

“Më duhet të ndërtoja një projekt nga e para dhe binda lojtarë që nuk ishin kurrë më parë pjesë e Kombëtares. Po kërkoja në internet për emra dhe mbiemra të ngjashëm me shqiptarët dhe më pas gjeta disa video të futbollistëve. Nëse gjenim një person me aspirata dhe ëndrra, ne vendosnim për të.

Ndeshja me Serbinë ka qenë eksperienca ime më e keqe si trajner. Arbitri donte të rifillonte ndeshjen në Beograd dhe ne refuzuam, po rrezikohej jeta jonë. Kur u hodh shorti, u çudita se si e lejuan që të luanim ndaj tyre. Disa të afërm dhe miq të lojtarëve të mi asokohe kishin vde.kur në l.uftë nga duart e serbëve”, tha De Biasi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *