Kupa e Shqipërisë shkon në Shkodër. Vllaznia ka triumfuar përballë Skënderbeut i ka kthyer tifozëve lumturinë e munguar prej vitesh. Presidenti i FSHF-së ka uruar kuqeblutë për këtë sukses të arritur, duke e quajtur mëse të merituar këtë trofe të fituar.
“E meritonte Vllaznia, e meritonte Shkodra, e meritonin edhe tifozët shkodranë! Është bukur të shohësh sërish spektatorët në shkallët e stadiumit. Më në fund jeta po i rikthehet normalitetit, futbollit po i kthehet bukuria, këtë e konfirmon dhe rikthimi i një trofeu në Shkodër pas shumë vitesh. Finalja e Kupës së Shqipërisë na dhuroi emocione dhe një futboll të bukur. Urime edhe njëherë Vllaznisë!”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/