Vllaznia ka bërë afrimin e parë për merkaton e dimrit. Kështu shkodranët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Mickael Panos. Ky i fundit ishte pa skuadër, ndërsa më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të St Etiene dhe ka qenë pjesë e ekipeve në Qipro.
Brdaric mund ta llogarisë 24-vjeçarin në rolin e shkatërruesit para mbrojtjes, për të pasur më tepër larmishmëri zgjedhjesh. Gjithashtu Panos mund të alternohet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. /Sport Ekspres/